Korrupsioni paranë, mirëqenien e luksin ashtu si dhe tërë

Korrupsioni
duket të jetë një problem kronik i shoqërisë Shqiptare. Korrupsioni politik
konsiderohet si një nga pengesat kryesore për rritjen ekonomike dhe civile të
vendit tonë. Fenomeni është edhe më shqetësues kur kombinohet me ndikimin e
krimit të organizuar. Njerëzia në
përgjithësi dhe shoqëria jonë në veçanti e ka pësuar rëndë nga korrupsioni
politik dhe ai shoqëror, ku ky i fundit është pasojë e atij politik, e ka
pësuar prej idiotit, injorancës dhe ligësisë që gjithnjë kanë marrë kompetencat
e diturisë dhe se kanë zotëruar e përvetësuar si autoritetin, pushtetin dhe
pasurinë. Dhe pra si të tilla ato gjithnjë kanë kërcënuar sovranitetin e
individit, shoqërisë dhe të shtetit.

 Politika shqiptare është autorja e
krijimit të një gjendje të rëndë shpirtërore dhe stresante, konfliktuale e
mosbesimi dhe pasigurie për jetën, pronën, punën dhe mirëqenien sociale të
antarëve të shoqërisë. Madje dhe vetë politikanët si autorët e këtij rrethi
vicioz ku e kanë futur shoqërinë si edhe ata që nuk e kanë problem paranë,
mirëqenien e luksin ashtu si dhe tërë shoqëria pa dallim te komponentëve
politikë ku ata besojnë dhe i përkasin: qofshin demokratë, socialistë, janë të
gjithë në ankth si për veten e tyre po dhe më shumë për atë se ku do t’i lënë
fëmijët dhe nipat e mbesat.

We Will Write a Custom Essay Specifically
For You For Only $13.90/page!


order now

 

Kjo është një politikë, që mbuluar ka përdorur
çdo mjet mashtrimi e pandershmërie, të paturpshme për të realizuar qëllimet dhe
synimet e vërteta e tinëzare të saj që janë autoriteti, paraja e pushteti. Dhe
politika është dhe pronarja e shtetit, më e pasura dhe më e papërgjegjshmja dhe
e pandëshkueshmja për zullumet e mëdha që i ka bërë vendit dhe shoqërisë, ajo e
ka korruptuar edhe shtetin, edhe individin, edhe shoqërinë si dhe ligjin e
drejtësinë. Dhe pra, a nuk është politika jonë autore krimi, vjedhje,
korrupsioni dhe tradhëtie publike.

 

A nuk është politika e politikanëve tanë
shkaktarja e dështimeve, e konflikteve, e paqëndrueshmërisë politike, e
vuajtjeve, e dhimbjeve dhe e skandaleve të paprecedentë që tashmë të gjitha
këto edhe dihen publikisht. A nuk është politika jonë, kjo e keqe e madhe po që
çuditërisht është dhe e domosdoshme, një politikë praktike dhe sjellje e
korruptuar ku edhe me patriotizmin spekullon dhe fshihet pas tij; dhe a nuk
manipulon dhe a nuk sillet në mënyrë të korruptuar edhe me historinë e popullit
tone. A nuk është politika ajo e cila edhe me të vërtetën dhe me realitetin
manipulon, mashtron, spekullon dhe e falsifikon atë. 

 

Prandaj gjithnjë shoqëria është në konflikt me
politikën, veçanërisht me politikën që rastis të qeveris , dhe e theksoj se
kurrë shoqëria dhe populli nuk duhet të besojnë te pushteti dhe te politika por
duhet ta vëzhgojnë, vigjëlojnë e të veprojnë si antipolitikë dhe në rastin më të
parë të dëbojnë nga pushteti zullumqarët, hajdutët, të korruptuarit dhe
keqbërësit publik të pushtetit dhe keqqeverisjen e tyre. Si mashtrimin më të
madh, ndoshta dhe pse jo duke ja kaluar dhe komunizmit kjo politika e këtij
tranzicioni na e ka servirur demokracinë, duke spekulluar shumë me të po dhe me
lirinë e drejtësinë, me moralin e me parimet e standartet civile, juridike e
demokratike . Dhe këtë mashtrim politika e ka bërë sipërfaqësisht dhe fshehur
nën atë vellon demokratike me të cilën mbulon edhe injorancën, ligësinë,
tradhëtinë, krimet, dështimet ,gënjeshtrat dhe korrupsionin e vet, por si më e
djallëzuara që është, ajo është më profesionistja e marifetxhesha në mëkate e
poshtërsi.

 

x

Hi!
I'm Angelica!

Would you like to get a custom essay? How about receiving a customized one?

Check it out